MINEX
Historia
Fabrika Minex është themeluar në vitin 1969 si kompani shtetërore në ish Jugosllavi në qytetin e Ferizaj-t.
Në fillim bënte përpunimin e kikirikut dhe kishte 40 punëtorë të angazhuar.
Pas nje kohe të shkurt filloi me prodhimin e Flipsit, Biskotave, Shkopinjëve të njelmët, Qokokremit, Kafesë dhe numri i puntorëve arriti mbi 300.
Që në fillim kishte synim ti ofronte konsumatorit produkte me cilësi të lartë dhe shumë shpejt arriti të jetë nder furnizuesit kryesor me produkte ushqimore në vendet e ish Jugosllavise dhe më gjere.
Pas ndarjes së shtetit të Kosovës nga ish Jugosllavia Fabrika Minex ishte e komercializuar për disa vite deri në vitin 2010.
Pas vitit 2010 në saje të bashkepunimit më prodhues me renome boterore të lendes së parë dhe përkushtimit për produkte cilesore, Minex arriti të jetë lider në tregun e Kosovës për shitjen e Biskotave, Flipsit, Kikirikut dhe Shkopinjëve te njelmët.
Minex eksporton në shumë vende si: Gjermania, Suedia, Zvicrra, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Italia, Norvegjia dhe Lybia.
Në vitin 2015 Minex filloi me sukses prodhimin e Lëngjeve të frutave.
Sllogani i Fabrikes Minex është "Shije që nuk harrohet".